Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së martës në zonën e Selvisë, në Tiranë, ku një automjet u përplas me një motor.
Aksidenti ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit, ku për pasojë mbetën të lënduar dy të rinj rreth 20 vjeç, Gledis Zefi dhe Abdurrahman Bollati, të cilët po udhëtonin me motor.



