Që prej ditës së djeshme, qarkullimi në aksin Librazhd–Pogradec është bllokuar për shkak të shembjes së një pjese të rrugës dhe rrëshqitjes së dherave.
Gazetari Osman Stafa, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, shpreht se fadromat kanë gërryer në shtratin e lumit Shkumbin për nxjerrjen e zhavorrit, çka mund të ketë ndikuar në destabilizimin e terrenit dhe, si pasojë, në rrëshqitjen e rrugës dhe dëmtimin e trasesë së hekurudhës.
Ndërkohë, kompanitë ANK dhe 2T, të drejtuara nga vëllezërit Kola dhe Sako, kanë përfituar miliona euro nga tenderët publikë për këtë segment rrugor.Sot, ky aks përballet me shembje, plasaritje dhe kaos në qarkullim, duke izoluar juglindjen e vendit.



