Rakip Suli tender për të hapur Kamza TV në Bashki! Për dasma, fejesa dhe synetllëqe

spot_img
Advertisements

Kryebashkaiku i Kamzës Rakip Suli po mundohet që të bëjë një propagandë alla Rama dhe Veliaj, duke ngritur një strukturë të madhe për mediat. Megjithëse në atë bashki janë të punësuar disa persona, që merren pikërisht me njoftimet, fotot, videot apo editimin e tyre, gjithashtu edhe për rrjetet sociale, sërish ai institucion bën tendera për pajisje luksoze.

Një trend që e kanë bërë të gjitha institucionet, duke krijuar një rrjet të gjerë propagande, madje duke krijuar imazhe të paqena, apo edhe kronika të gatshme që transmetohen rëndom në rrjete sociale apo edhe në televizione. Janë para’ të hedhura vetëm për imazh, kur në fakt këto para’ duhet të ishin për shërbime utilitare, apo institucione të arsimit, rrugë, apo në shëndetësi.

Në këto kohëra duket se krerët e institucioneve, siç është rasti i kryetarit të Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, mendon më shumë se si do të duket në publik sesa në punët e kryera. Të duket i kuruar në ato ecejaket që bëjnë të gjithë në kantiere, kur në fakt detyra e tyre është projektimi e më pas ndërtimi i një vepre të mirë publike.

spot_img

Latest articles

Related articles