Ushtria e Shteteve të Bashkuara është përgatitur për një sulm të mundshëm ndaj Iran që këtë fundjavë, megjithatë presidenti Donald Trump ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për autorizimin e veprimeve ushtarake.
Sipas burimeve për CNN, Shtëpia e Bardhë është informuar se forcat amerikane mund të jenë gati për një ndërhyrje deri në fundjavë. Kjo vjen pas një grumbullimi të konsiderueshëm të flotës luftarake detare amerikane në Lindjen e Mesme gjatë ditëve të fundit.
Megjithatë, vendimi përfundimtar mbetet në dorën e presidentit. Një burim i afërt me zhvillimet tha se Trump ka diskutuar privatisht si argumentet pro ashtu edhe kundër një sulmi ushtarak dhe ka konsultuar këshilltarët e tij dhe aleatët për të vlerësuar kursin më të mirë të veprimit.
“Ai po kalon shumë kohë duke menduar për këtë”, citohet të ketë thënë burimi.
Ndërkohë, përpjekjet diplomatike vazhdojnë. Negociatorët amerikanë dhe iranianë zhvilluan bisedime indirekte në Gjenevë, të cilat përfunduan pa një marrëveshje të qartë. Kryenegociatori iranian deklaroi se palët kanë rënë dakord mbi një “grup parimesh udhëzuese”, ndërsa një zyrtar amerikan theksoi se “mbeten ende shumë detaje për t’u diskutuar.



