Ministrja Ibrahimaj: Aq shumë vende të lira pune ka në Shqipëri, saqë po importojmë punonjës të huaj

spot_img
Advertisements


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, është shprehur se në Shqipëri është rritur ndjeshëm numri i sipërmarrjeve dhe si rrjedhojë edhe e vendeve të lira të punës.Komentet Ibrahimaj i bëri gjatë fjalës së saj në Kuvend, ku tha se për të plotësuar kërkesat e bizneseve për punonjës, Shqipëria është detyruar që të importojë fuqi punëtore edhe nga jashtë vendit.Ajo tha gjithashtu se gjatë tremujorit të fundit GTP u rrit me 3.8%, një rritje që sipas saj ka vijuar vit pas viti.“Unë nuk e kam për zakon të merrem me individin, se nuk është vendi këtu për të thënë se çfarë them unë e çfarë thua ti. E kam treguar në eksperiencën time që unë di të flas me shifra. Nëse doni shifra, unë i kam të gjitha shifrat përpara. GTP u rrit në 3 mujorin e fundit me 3.8 %. Është një rritje që 70 % e të cilës vjen nga konsumi. E si është ky konsum? Është konsumi i popullatës, që ka vijuar me rritje për vite e vite me radhë. Nga 2022 dhe më pas është rritur nga 3.5% deri në 4%. Dhe nuk është e vetmja shifër që rritet. Është rritur punësimi. Numri i të punësuarve në totalin e ekonomisë, vijon të rritet. Aq e madhe është nevoja për vende pune në Shqipëri, saqë ne kemi filluar të importojmë punonjës, për të përmbushur kërkesat e tregut. Pse? Sepse numri i bizneseve është rritur, sepse kërkesa e bizneseve është rritur dhe të gjitha të dhënat thonë se ekonomia shqiptare është rritur”, tha mes të tjerash Ibrahimaj.

spot_img

Latest articles

Related articles