SPAK ka kërkuar dënimin e kryebashkiakes së Rroskovecit, Majlinda Bufi, me 1 vit e 6 muaj burg për përdorimin e funksionit publik për qëllime politike gjatë periudhës zgjedhore.
Pas gjykimit të shkurtuar, dënimi është ulur në 1 vit burg.
Gjithashtu, SPAK ka kërkuar që dënimi të pezullohet dhe Bufi të mbetet në Shërbim Prove për 2 vjet, duke e mundësuar të mos shkojë menjëherë në burg.



