Një 18-vjeçare është plagosur me armë zjarri gjatë orëve të para të mëngjesit në kryeqytet.
E reja është gjetur me plagë në gjoks brenda një dhome hoteli pranë rrethrrotullimit të Fakultetit të Ekonomikut. Sipas informacioneve paraprake ka qenë një punonjësi i hotelit ai që ka transportuar menjëherë në spital vajzën për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e saj shëndetësore ende nuk bëhet e ditur.
Sipas mediave se kur është pyetur nga policia vajza deklaronte se ishte plagosur vetë, por nga marrja në pyetje e oficerëve të policisë, rezultoi se ajo dhe shtetasi Erisjan Gjuta kishin qenë në të njëjtën dhomë në ambientet e hotel Gjuta në Sauk.
Policia po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe identifikimn dhe kapjen e autorit.
Në vijim të veprimeve procedurale: u arrestuan në flagrancë shtetasit Vladimir Gjuta, 46 vjeç dhe Mirvete Rexhmati (Gjuta), 48 vjeçe, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës””, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.
Teksa Sajmir Gjuta, Erisjaldo Gjuta (babë e bir) dhe Elvir Gjuta janë shpallur në kërkim.



