Babai i dehur i drejton thikën vajzës, e bija shpëton, qëllon veten

spot_img
Advertisements


Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Qerret, në Durrës, ku babai ka kërcënuar vajzën e tij me thikë, në gjendje të dehur.

Ai dyshohet se e kishte dhunuar edhe më herët vajzën brenda banesës.

E reja ka mundur të shpëtojë nga situata, ndërsa babai, me thikë në dorë, ka hyrë në një banesë pranë shtëpisë së tij duke kërcënuar edhe fqinjët.

Gjatë ndërhyrjes së policisë, autori ka goditur veten me mjetin prerës në pjesën e qafës.

Ai është transportuar me urgjencë në spital nga efektivët e policisë, të cilët kanë arritur të parandalojnë plagosje të tjera që mund t’i shkaktonte vetes.

spot_img

Latest articles

Related articles