Afrim Krasniqi: Ministrja e Brendshme kokrra e militantes, po terrorizon shqiptarët

spot_img
Advertisements

Politologu Afrim Krasniqi ka kritikuar qeverinë dhe veçanërisht ministren e Brendshme, teksa ishte i ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, duke e cilësuar sjelljen e saj publike si dëshmi të politizimit ekstrem të institucioneve që supozohet të jenë të pavarura.

Sipas Krasniqit, fakti që një ish-drejtuese e DAP-it, institucion që është prezantuar si një nga më të pavarurit në vend, sot shfaqet si militante politike në krye të Ministrisë së Brendshme, rrëzon gjithë narrativën e reformave dhe pavarësisë institucionale.

“Ditën që merr drejtuesen e DAP-it, e bën ministre dhe ajo del militante ekstreme, kupton që i gjithë kostumi i pavarësisë ka qenë një fiktivitet. Reforma fiktive, imazh fiktiv, propagandë fiktive dhe ritushim i së kaluarës,” u shpreh Krasniqi në Off the Record me Andrea Dangllin.

Ai theksoi se ky model qeverisjeje, ku përgjegjësia shmanget dhe fajet hidhen gjithmonë te të tjerët, po dëmton rëndë besueshmërinë e Shqipërisë, si brenda vendit ashtu edhe në sytë e partnerëve ndërkombëtarë.

Krasniqi kritikoi edhe heshtjen institucionale ndaj sjelljeve agresive të militantëve në rrjete sociale dhe studio televizive, duke theksuar se asnjë zyrtar i lartë nuk ka dalë publikisht për t’u distancuar nga kjo praktikë.

Sipas tij, politizimi i skajshëm i institucioneve kyçe dhe mungesa e përgjegjësisë reale po e mbajnë peng të ardhmen e vendit dhe po ndikojnë drejtpërdrejt në rënien e besimit të investitorëve të huaj, duke theksuar se prej vitesh Shqipëria nuk ka tërhequr asnjë kompani të madhe ndërkombëtare për investime serioze

spot_img

Latest articles

Related articles