Një lëkundje tërmeti me intensitet të ulët është ndjerë mbrëmjen e sotme në Vlorë, rreth orës 20:59.
Sipas Institutit të Gjeoshkencës, tërmeti pati magnitudë 3.0, me epiqendër në zonën “Markat” të qytetit dhe thellësi 10 kilometra.
Raportimet e deritanishme nuk tregojnë për dëme materiale apo persona të lënduar.



