Një bankë e nivelit të dytë ra pre e grabitjes me armë të enjten në Tiranë. Policia arriti të neutralizojë autorin, Bardhyl Fusha, 58 vjeç sapo doli nga banka me çantën me para dhe një automatik tip kallashnikov me të cilin kreu grabitjen.
Në dëshminë e tij para policisë Fusha ka thënë se kishte shumë borxhe ndaj kishte tentuar të grabiste bankën.
“Jam ndërtues, kisha shumë detyrime për palë të treta, ndaj u futa për të grabitur Bankën”, mësohet të jetë shprehur Fusha.



