Protesta, Albana Vokshi: Policët më drejtuan shkopin e gomës, më dogjën pantallonat

spot_img
Advertisements

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi komentoi ngjarjet e protestës së djeshme të opozitës, e cila përfundoi me tensione dhe me deputetin Bledion Nallbati të shtruar në spital.

Vokshi e cilësoi si të papranueshme dhunën e ushtruar nga policia ndaj përfaqësuesve të popullit. “Nuk kishte asnjë arsye për ta goditur deputetin Nallbati në mënyrë kafshërore. Ai po shpëtonte nga duart e policisë një qytetar që ishte në punë të tij. U godit me mburojë dhe shkop gome, dhe më pas edhe me spraj me piper. E gjithë kjo togë policie duhet të mbajë përgjegjësi ligjore. Më morën flakë këpucët dhe pantallonat nga mjetet e policisë.” deklaroi Vokshi.

Deputetja theksoi se qëllimi i opozitës ishte të përmbante zemërimin e qytetarëve, duke bërë thirrje për qetësi dhe paqë: “Ne kemi qenë në një farë mënyre në mbrojtje të forcave të rendit. Asnjë deputet nuk ka shkaktuar incidente apo konflikte.”.

Vokshi gjithashtu u ndal tek situata sociale e rënduar në vend, duke përmendur raportin e fundit të Eurostat që tregon se mbi 40% e qytetarëve janë të përjashtuar nga shërbimet sociale: “Qytetarët nuk arrijnë të ushqejnë fëmijët e tyre me tre vakte në ditë, nuk mund të përballojnë shpenzimet më minimale. Kjo është situata reale që po përballemi.”.

Ajo shtoi se deputetët dhe qytetarët u sulmuan në mënyrë sistematike nga policia gjatë protestës, ndërsa theksoi se pantallonat dhe këpucët e saj u përfshinë po ashtu nga flakët, sipas saj, prej mjeteve të hedhura nga policia.

spot_img

Latest articles

Related articles