Sali Berisha, që vetëmburret si njeriu që përmbysi komunizmin në Shqipëri ka bërë bërë sot një krahasim të guximshëm mes vjedhjeve që bën pushteti i sotëm i Ramës dhe atyre për të cilat u akuzuan ish udhëheqësit e diktaturës gjysëmshekullore të vendit.Duke i akuzuar anëtarët e Byrosë Politike për regjimin e egër të burgosjeve dhe persekutimeve që imponuan, ai i ka amnistuar ata në raport me vjedhjen e pasurive të qytetarëve të tyre.
“Abuzimet e anëtarëve të byrosë politikë gjatë 45 vjetëve, nuk bëhen bashkë as sa vetëm gjysma e pasurive që kanë grabitur drejtorët e 5D në bashkinë e Tiranës”, tha ai gjatë një bisede online pyetje përgjigje me mbështetësit e tij.




