Shqipëria, e cila do përfaqësohet në Lojërat Olimpike Dimërore të ‘Milano Cortinës 2026’ me katër skiatorë, ka bërë parakalimin e saj në këtë event. Ndërkohë që ceremonia kryesore hapëse po zhvillohet në ‘San Siro’, dy të tjera po ndodhin në pozicione të ndryshme ku janë shpërndarë sportistët sipas garave.
Në Në Cortina d’Ampezzo, me flamurin e Shqipërisë në dorë, italo-shqiptarja Lara Colturi ka udhëhequr delegacionin kuqezi, ndërsa në Livigno, Denni Xhepa ka mbajtur flamurin.
Shqipëria përfaqësohet në Olimpiadën Dimërore me 4 skiatorët, Lara Colturi, Lisa Brunga, Denni Xhepa dhe Semire Dauti.



