Evi Kokalari i jep leksione gazetarie Blendi Fevziut: Ke 35 vite që fluturon dhe nuk e di Kodin e Rinasit

spot_img
Advertisements

Blendi Fevziu mbrëmë kishte një segment ku pretendonte se Jeffrey Epstein kishte ardhur në Shqipëri më 11 shtator 2018.

I gjithë ky “zbulim” u bazua në një flight log të gjetur mes dokumenteve të lëshuara së fundmi nga DOJ dhe në kodin ALB, që ata pretendojnë se është aeroport shqiptar.

Me gjithë udhëtimet që Fevziu ka bërë duke u nisur dhe mbërritur në Rinas këto 35 vitet e fundit, i ka shpëtuar një detaj elementar: kodi i aeroportit shqiptar është TIA, jo ALB.

ALB është kodi i aeroportit ndërkombëtar të Albany, në New York.
TIA është Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Jeffrey Epstein nuk ka qenë kurrë në Shqipëri, dhe as avioni i tij nuk është ulur ndonjëherë këtu.

Gazetaria në Shqipëri të lë pa fjalë.

Screenshot
spot_img

Latest articles

Related articles