SHBA-të duket se po zhvillojnë bisedime me Turqinë për ndërtimin e anijeve luftarake, me qëllim zgjerimin e flotës së saj detare, mes intensifikimit të konkurrencës ushtarake me Kinën.
Lajmi u publikua nga mediat “Hurriyet” dhe “Middle East Eye”.
Sipas këtyre raporteve, bisedimet mbulojnë prokurimin e komponentëve të anijeve, ndërtimin e mundshëm të fregatave dhe adresimin e “pengesave” në kapacitetin prodhues të Marinës Amerikane.
Zyrtarët thanë se kontaktet filluan vitin e kaluar dhe vazhdojnë në vitin e ri, ndërsa po vlerësohen modele të ndryshme bashkëpunimi



