nga Fitim Zekthi
Politika nuk mund të jetë natë ditë fallse, nuk mund të jetë natë ditë sajim në eter i gjithçkaje. Vjen një moment dhe disa gjëra duhet të kenë vërtetësi qenësie, të përfaqësojnë vërtet realitet, të bartin vërtetësinë. Ne e kemi kthyer gjithçka në rrenë dhe në fallsitet dhe jua hedhim njerëzive kaptines si te vërteta te madhe.
Këto ditë në SHBA janë për vizitë ministrja e jashtme Elisa Spiropali dhe një grup deputetësh. Ministrja paraqet për takime të rëndësishme dhe me vlerë të madhe për marrëdhëniet Shqipëri–SHBA, gjëra krejt të parëndësishme për nivelin e ministrit të jashtëm. Ajo paraqet takime me ndihmës-asistentin e presidentit Trump, Laughlin, si një takim të rëndësishëm. Takim i rëndësishëm do të ishte ai me këshilltarin për sigurinë kombëtare, takim i rëndësishëm do të ishte ai me një nga zëvendëssekretarët e shtetit, ose edhe me një nga nënsekretarët e shtetit, por jo takimi me ndihmës-asistentin. Nuk po thote njeri q ete takoje sekretrin e shteteit sepse Shqiperia nuke ka ate rendesi sot. Takimi me ndihmës-asistentin do të ishte i rëndësishëm po të bëhej nga zëvendësministri jonë i jashtëm ose nga deputetët tanë.
Ministrja Spiropali paraqet gjithashtu si takim te rendsishem ate me kryetarin e komisionit të marrëdhënieve me jashtë, Brian Mast. Ky ishte një takim i rëndësishëm vetëm nëse në axhendë ke pasur edhe takime me zëvendëssekretarët e shtetit ose këshilltarin për sigurinë, por një takim në Kongres me një kryetar komisioni do ishte i rëndësishëm vetem për një delegacion parlamentar.
Për më tepër, ministrja paraqet si takim të rëndësishëm takimin me kongresmenin Ritchie Torres, një demokrat nga Bronx, Nju Jork, i cili është i njohur si kongresmen që merret vetëm me çështje si strehimi, papunësia, apo emigracioni në SHBA. Nuk ka asnjë rëndësi si takim për ministren tonë.
Po ashtu edhe nga ana tjeter. Deputetët e opozitës, një grup prej tre- katër vetash, paraqesin si takim të rëndësishëm takimin me Keith Self, një kongresmen nga Teksasi, republikan, i cili njihet si i angazhuar vetëm për çështjen e sigurisë së kufirit me Meksikën, për çështjen e mbajtjes së armëve dhe mbrojtjen e Amendamentit të Dytë, dhe për ligje që kërkojnë që në SHBA të votohet me ID, ndryshe nga praktika e deritanishme në mjaft shtete. Ky është një kongresmen i respektuar, por ka peshë vetëm në zonën e tij dhe për çështje të zonës së tij. Nuk ka asnjë influencë në marrëdhënie me jashtë, aq më tepër të merret me ne. Ky eshte teksan qe merret madje vetem me distriktin e tij te votimit.
Ndërkohë deputetët e opozitës paraqesin si takim të rëndësishëm edhe takimin me presidentët e dy institutive, atë republikan dhe atë demokrat, IRI dhe NDI që janë dy OJF për promovimin e demokracisë. Këto janë të rëndësishme në mënyrë modeste sepse ndikimi i tyre në politikën e jashtme të SHBA është zero (aq më shumë sot në administratën Trump). Takime me ta mund të kenë kuptim vetëm pasi ke pasur takime në nivele të larta të paktën me kryetarë komisionesh në Kongres dhe Senat dhe me zyrtarë të nivelit të ndihmëssekretarit në Departamentin e Shtetit. Por takime vetëm me ta dhe me një kongresmen që merret vetëm me çështjet e veta të brendshme të politikës së Teksasit janë pa sens. Kjo eshte nej shfaqje e kote duke menduar se njerzit jane budallenj dhe po mendojne se ne Amerike patem takime te fuqishme gje qe tregon perkrahjen per ne dhe politikat tona. Por nuk eshte keshtu as per ministren e jashtme as per deputetet. Duhet pak me shume vertetesi se prandaj njerezit jane aq shume te besdisur nga politikanet sepse ata vazhdimisht prej vitesh, ndoshta dekadash vazhdojne ta paraqesin fallsitetin si te vertete.



