Anijet kozmike ruse kanë përgjuar komunikime nga satelitë kritikë evropianë

spot_img
Advertisements

Zyrtarët e sigurisë kanë ngritur alarmin në Evropë pasi dy anije kozmike ruse dyshohet se kanë përgjuar komunikimet e të paktën 12 satelitëve kritikë evropianë. Burime nga Financial Times, raportojnë se këto përgjime, të cilat nuk ishin bërë publike deri më tani, jo vetëm që mund të kenë ekspozuar të dhëna të ndjeshme, por gjithashtu i japin Moskës mundësinë të ndërhyjë në orbitat e satelitëve ose edhe të shkaktojë shkatërrimin e tyre.

Sipas mediave të huaja, anijet kozmike ruse kanë intensifikuar aktivitetin e tyre pranë satelitëve evropianë në tre vitet e fundit, një periudhë gjatë së cilës marrëdhëniet midis Kremlinit dhe Perëndimit mbeten të tensionuara pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia. Autoritetet ushtarake dhe civile të hapësirës në Perëndim kanë monitoruar sjelljen e , dy objekte ruse në orbitë që kanë kryer vazhdimisht manovra të dyshimta,Luch-2-1 dheLuch .

Dy automjetet janë afruar në mënyrë të rrezikshme me disa nga satelitët gjeostacionarë më të rëndësishëm të Evropës , të cilët ndodhen në një lartësi të madhe mbi Tokë dhe shërbejnë për nevojat e komunikimit në të gjithë kontinentin, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, si dhe pjesë të mëdha të Afrikës dhe Lindjes së Mesme. Sipas të dhënave orbitale dhe vëzhgimeve nga teleskopët tokësorë, automjetet ruse kanë qëndruar në afërsi për javë të tëra, veçanërisht në tre vitet e fundit. Që nga lançimi i tij në vitin 2023, Luch-2 është afruar me një total prej 17 satelitësh evropianë.

Çfarë mund të arrinte Moska me këto përgjime?

Gjeneral Major Trout tha se beson që Luch-ët përgjuan të ashtuquajturën “lidhje komande” të satelitëve që iu afruan kanali që lidh satelitët me kontrolluesit e tokës dhe lejon korrigjime në orbitat e tyre. Analistët theksojnë se, me një informacion të tillë, Rusia mund të imitojë kontrolluesit e tokës, duke dërguar komanda të rreme në satelitë dhe duke ndikuar te shtytësit e tyre, të cilët përdoren për korrigjime të vogla orbitale. Të njëjtët shtytës, në teori, mund ta nxjerrin një satelit nga kursi ose edhe ta bëjnë atë të bjerë në Tokë ose të humbasë në hapësirë.

Në të njëjtën kohë, informacioni i mbledhur nga Luch-1 dhe Luch-2 mund ta ndihmojë Rusinë të koordinojë sulme më pak të dukshme ndaj interesave perëndimore. Gjurmimi i satelitëve të tjerë zbulon se kush po i përdor ata dhe nga ku, informacion që më vonë mund të përdoret për bllokim të synuar ose sulme kibernetike nga toka.

spot_img

Latest articles

Related articles