Pensionistët italianë ULTIMATUM kryeministrit Rama!

spot_img
Advertisements

Paketa e re fiskale që ka hyrë në fuqi nga 1 janari ka vënë alarmin te pensionistët italianë që jetojnë në vendin tonë. Deri tani pensionet që ata merrnin nga Italia nuk taksoheshin, por me rregullat e reja të deklarimit të të ardhurave në DIVA ata druhen se do të taksohen 15%.

Gazeta italiane “La Repubblica” shkruan se mes 3000 pensionistëve italianë që jetojnë në Shqipëri ka shqetësim, ankth dhe frikë për mundësinë e një takse mbi pensionet e tyre, të cilat deri tani nuk janë taksuar.

Prej disa javësh, shumë prej tyre ndiejnë rrezikun e një “goditjeje fiskale”. Një grup i tyre i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, duke shprehur shqetësimin për barrën fiskale të mundshme. Sipas tyre, ata mund të detyrohen të paguajnë taksën bazë të biznesit prej 15% të të ardhurave dhe të plotësojnë deklaratën vendore të të ardhurave, të quajtur “Diva”.

Ligji i vitit 2019 përjashtonte nga taksat shtetasit e BE-së me leje qëndrimi në Shqipëri, përfshirë edhe italianët. Ligji i ri kufizon përjashtimet, vetëm për të ardhurat e mbrojtura nga marrëveshjet ndërkombëtare. Gjatë vitit 2025, administrata tatimore nuk kërkoi pagesa nga pensionistët italianë, por frika dhe pasiguria janë rritur.

Pensionistët italianë marrin mesatarisht 3500 euro në muaj dhe shumë kanë nisur t’u drejtohen autoriteteve tatimore italiane për sqarime, por informacionet, sipas tyre kanë qenë të pasakta dhe kontradiktore. Ka disa prej tyre që deklarojnë se nëse taksohen do të largohen në vende më miqësore fiskalisht si Sllovakia, Hungaria dhe Kroacia.

Një largim i tillë do të kishte ndikim ekonomik për Shqipërinë, pasi pensionet italiane që hyjnë në vend arrijnë mbi 136 milionë euro në vit.

spot_img

Latest articles

Related articles