“Nuk kam dalë as për të blerë bukë”, u dhunuan nga 3 durrsakët, Policia nuk i gjen dot

spot_img
Advertisements

Detaje të reja kanë dalë në pah nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Nishtulla, ku 3 persona dhunuan një çift 50-vjeçarësh e më pas iu dëmtuan makinën.

Në një prononcim për News24, gruaja e dhunuar është shprehur e frikësuar në lidhje me situatën e ndodhur. Për rrjedhojë të ngjarjes ajo rrëfen se së bashku me familjen e saj, ata janë ngujuar në shtëpi.

“Kemi frikë të dalim nga shtëpia se mos na rrahin sërish. Nuk kam dalë as për të blerë bukë për fëmijët!”, është shprehur V. Meçani .

V. Meçani sqaron se tre personat kanë goditur fillimisht 55–vjeçarin Fatmir Meçani. Menjëherë pasi ata kanë goditur Fatmirin, 55-vjeçarja shprehet se 3 qytetarët kanë filluar të godasin automjetin e tyre të parkuar pranë zonës.

“Në momentin që vëllai i tij, Lulzimi, bashkëshortja e Fatmirit dhe kunata e tij po e shoqëronin në spital, makina e tyre është goditur nga po të njëjtët persona që më parë kishin gjakosur Fatmirin”, tregon gruaja.

Menjëherë pas sulmit të ndodhur ndaj tyre, ata janë paraqitur në komisariat për të denoncuar ngjarjen.

Nga ana e Policisë është bërë me dije se është nisur procedim penal ndaj njërit prej autorëve të ngjarjes, ndërsa vijojnë kërkimet për dy të tjerët.

spot_img

Latest articles

Related articles