Llogari bankare me vlerë të përafërt të llogaritur në lekë, 215 milionë lekë të vjetra, janë sekuestruar nga Prokuroria e Tiranës dhe kërkohet që të konfiskohen e të kalojnë në favor të shtetit shqiptar, sepse origjina e tyre dyshohet e paligjshme.
Ato u përkasin shtetasve Z.A. dhe V.A, dhe janë zbuluar gjatë hetimit në bankat e nivelit të dytë në Tiranë. Sipas Prokurorisë së kryeqytetit, djali i këtyre dy shtetasve është dënuar me 22 vite burg në Amerikë për vepra penale në fushën e akteve terroriste.
“Nga verifikimi i bërë në lidhje me të dhe familjarët e tij, rezultoi se ka transaksione financiare në banka shqiptare të nivelit të dytë, apo veprime të tjera ekonomike në vlera të larta ekonomike të cilat nuk mund të justifikohen me të ardhurat e krijuara ndër vite”, thotë Prokuroria e Tiranës.
Sipas organit të akzuës, dy prindërit e shtetasit Sajmir Alimehmeti alias A.Q., kanë deklaruar se të ardhurat i kanë krijuar nga qiratë e kursimet, por nuk kanë dokumente të provojnë këto deklarata dhe vlerat monetare objekt kërkese për konfiskim nuk kanë prejardhje të ligjshme.
Gjithashtu, këto pasuri nuk justifikohet me të ardhura të ligjshme dhe dokumentacion, thotë Prokuroria



