Nga Jugu në Veri, skuadra Operacionale e Policisë së Shtetit ka arrestuar persona të kërkuar nga drejtësia. Ndërsa Tirana është qyteti ku janë fshehur shumica prej tyre. Tre lagjet që strehojnë të kërkuarit janë Liqeni i Thatë, Komuna e Parisit dhe Astiri.
Referuar vendndodhjes së lokalizuar nga agjentët e fshehtë të njësive operacionale në terren tre janë zonat apo Lagjet e Kryeqytetit ku janë kapur dhe fshihen më tepër personat në kërkim.
Në top Listë qëndron zona e njohur si Liqeni i Thatë, gjeografikisht dhe juridikisht nën varësin e Komisariatit Numër 1.
Zona e dytë rezulton lagja Komuna e Parisit nën varësin dhe kompetencën e Komisariatit numër dy në Tiranë.
Ndërsa lagja ku njësit operacionale kanë ndërhyrë duke e renditur të tretën është zona e Astrit në Unazën e Re në të dyja anët e saj, pjesë e Komisariatit numër 6.
Emisioni “FactCheck” në MCN TV sjell disa prej personave të listës Wanted kapur në këto zona nga Janar 2025 deri në Janar 2026.
I kërkuar si pjesë e botës së narkotrafikut për llogari të Policisë Gjirokastër në Zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë u arrestua 47-vjeçari Orgesl Islami, operacion i realizuar më 10 shkurt 2025.
Në të njëjtën zonë pjesë e Komisariatit numër 1 në Tetor 2025 për llogari të Policisë së Gjakovës në Kosovë u kap Tepelenasi Oltion Shehu. I dyshuar si i përfshirë në botën e narkotrafikut.
Operacionalja 71 kapi personin e shpallur në kërkim 32-vjeçarin E.R., pasi ishte larguar nga qyteti i Fierit për goditjen e një punonjësi të burgut, dhe fshihej në Tiranë në zonën e Komisariatit numër 1.
Teksa ishte festa e njohur si Pelegrinazhi në malin e Tomorrit për Besimtarët Bektashinjë, prangat s’munguan as në rrugën e kthimit nga mali i Shenjtë.
U arrestua Dorian Beu, për llogari të Prokurorisë së Posaçme dhe masës së sigurisë dhënë ndaj tij prej vitit 2023, arrest në burg në mungesë.
Me praninë e RENEA dhe Operacionales më 14 tetor 2025 në zonën e njohur si Liqeni i Thatë Policia e Shtetit njoftoi se me aksionin “Ghosts” prangosi Aldo Avdylajn.
Ndërsa me “Operacionalja 80” në zonën e Liqenit të Thatë do të kapej i dyshuari për tre vrasje që jetonte aty si banorë edhe me leje qëndrim nga shteti.
Më 9 Janar 2025 ishte edhe skena më e rëndë e zbuluar nga Policia në lagjen e njohur si “Astir”.
Një telefonatë aty zbuloi se dy apartamente në këtë pallat ndërtim i viteve të fundit ishin streha e personave në kërkim dhe ku një vajzë u mbajt peng.
Në zonën e Komunës së Parisit nën operacionin e Koduar Danger, blutë do të arrestonin shtetasin Kidi Kazazi. Sipas policisë u raportua se “bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore të shpallur në kërkim për tentativë vrasje, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Danger”.
Si rezultat i këtij operacioni, në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”, është lokalizuar dhe kapur shtetasi K. K., 30 vjeç, banues në Kavajë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. 30-vjeçari, me datë 30.05.2025, në Fllakë, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti ku udhëtonin 3 shtetas.
Lagja Komuna e Parisit ka qenë strehë edhe për shtetasin në kërkim Roy Grain. Ai kërkohej nga autoritetet Gjermane për veprën penale të Mashtrimit ndërsa u prangos për qëllim ekstradimi



