Çështja “Bankers” | Janë zbuluar disa pagesa të dyshimta përmes një banke në Austri

spot_img
Advertisements

Gazetarja Klodiana Lala zbuloi detaje të reja lidhur me situatën financiare të kompanisë së shumëpërfolur “Bankers Petroleum”, të përfshirë në një hetim të gjerë nga SPAK.

E ftuar në “Të Paekspozuarit”, Lala tregoi se ndërsa llogaritë e kompanisë në Tiranë janë boshatisur, në një bankë të nivelit të dytë në Austri rezulton të jenë kryer disa pagesa të dyshimta.

“Ajo çfarë kam kuptuar nga dosja në SPAK, thelbi është një bankë e nivelit të dytë jashtë vendit, që rezulton se ka bërë pagesa selektive. Llogaritë e kompanisë në Tiranë, janë boshatisur dhe rezultojnë me humbje. Kjo kompani deklaron vetëm humbje dhe nuk ka paguar taksat. Por rezulton sipas të dhënave, që një bankë e nivelit të dytë, është dërguar letërporosi në Austri, kjo bankë ka bërë pagesa selektive dhe çelësi i kësaj çështje, nëse do të merren pagesa që ka kryer, të shihen zyrtarët, kompanitë, ish-ministrat, kompanitë e PR-it, lobimit e me rradhë, gjithë afera Bankers mund të zbardhet.

Për momenti nuk ka ndonjë zhvillim, por prokurorit duhet të kthejnë sytë te kjo bankë e nivelit të dytë. Kështu kuptohet se çfarë ka ndodhur me aferën Bankers dhe sa miliona janë vjedhur. Janë minimalisht 5-6 ministra apo ish ministra të përfshirë.

Që nga kompani, ose studio avokatie, kupton që janë në nivel të larta dhe pagesa shumë të larta.

Një letër porosi, më rezulton se është nisur drejt Austrisë dhe pritet të kuptohet se në favor të kujt janë nisur pagesat. Aty bëhet fjalë për pastirm parash në nivel marramendëse. Kompani offshore janë të vështira për të patur informacion”,-tha Lala.

Leonidha Çobo është personazhi kryesor në dosjen e Prokurorisë për ‘gropën’ 5.5 miliardë euro të Bankers Petroleum, gjatë zhvatjes 20-vjeçare të pasurisë nëntokësore të shqiptarëve. Çobo, ish administrator i Bankers në periudhën 2010-2015, dyshohet se është ideatori i skemës së mashtrimit me të ardhurat, fryrjen e shpenzimeve me fatura fiktive për të mos paguar taksa, devijimin e fitimit dhe pastrimin e parave, duke i dhënë kompanisë një fytyrë mafioze. Skema është zbatuar më pas nga pasardhësit e Çobës në krye të Bankersit

spot_img

Latest articles

Related articles