Presidenti i vendit, Bajram Begaj priti sot në një ceremoni Trupin Diplomatik të akredituar në Tiranë, duke thkesuar edhe rolin e marrëdhenieve mes Shqipërisë dhe SHBA-së.
“Marrëdhënia jonë strategjike me SHBA dhe përkatësia jonë në NATO përbëjnë themelet e garancisë dhe orientimit tonë ndërkombëtar. Parteneriteti me SHBA më shumës se sa një aleancë politiko-shtarake, është një marrëdhënie e ndërtuar mbi mirënjohjen, besimin dhe angazhimin mbi lirinë e demokracinë”, u shpreh Begaj.



