Pas Gjykatës Kushtetuese, edhe Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve fiton kohë për çështjen e Belinda Ballukut. Në mbledhjen që do të zhvillohej ditën e sotme për kërkesën e SPAK për leje për të arrestuar zv.kryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës.
Por, siç mësohet, Niko Peleshi ka vendosur të presë vendimin e Kushtetueses, e cila po ashtu ka marrë kohë në pamundësi për të marrë një vendim. Të gjitha palët në këtë rast janë duke e shtyrë sa më shumë të munden çështjen për arsye nga më të ndryshmet.



