Nxehet ministri Lamallari: Po sfidohet shteti, po parkohet dysh

spot_img
Advertisements

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka ashpërsuar qëndrimin ndaj shoferëve që parkojnë në mënyrë të gabuar, duke e cilësuar parkimin në rresht të dytë si një rrezik serioz për sigurinë publike.

Gjatë seancës maratonë në Kuvendin e Shqipërisë, ku po diskutohet Kodi i ri Penal, Lamallari deklaroi se parkimi dysh duhet të trajtohet edhe si vepër penale.

“Parkimi në rresht të dytë trajtohet si vepër penale vetëm kur krijon pengesë reale për mjetet e emergjencës. Pasojat mund të jenë kolosale. Mund të kemi fatalitete, pengim të Policisë së Shtetit dhe sfidim të sigurisë publike. Edhe statistikat e Policisë së Shtetit na kanë çuar në këtë përfundim”, u shpreh ministri.

Që prej marrjes së detyrës, Lamallari ka qenë në qendër të kritikave për menaxhimin e Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa së fundmi sistemi penitenciar është përfshirë nga disa skandale, që kulmuan me arratisjen spektakolare nga Burgu i Durrësit të Altin Ndocit, një i paraburgosur me precedentë të shumtë kriminalë.

spot_img

Latest articles

Related articles