Deputetja më e votuar e qarkut Elbasan dhe burgut të Peqinit Sara Mila përmes një komunikimi publik ka zbuluar se sa e duan qytetarët.
“
Edhe pse kanë kaluar muaj që nga dita kur mora këtë përgjegjësi, çdo herë që kemi momente pushimi nga detyrat e Parlamentit dhe kthehem në terren, në Elbasanin tim, më rreh zemra njësoj si herën e parë. Më emocionon dashuria juaj, përqafimi i ngrohtë, mbështetja që nuk e kurseni kurrë.
😍Jam mirënjohëse për çdo lule që gjej në zyrë, për çdo mesazh të shkruar me zemër, për çdo fjalë të mirë që më jepni rrugës, pa zhurmë, por me shumë kuptim. Shpesh pyes veten si shpërblehet gjithë kjo energji e pastër dhe e sinqertë. Me kohën po kuptoj që nuk ka një përgjigje të thjeshtë.
Por di këtë: do të bëj gjithmonë të pamundurën që të mos zhgënjej asnjë sy të pastër që pa tek unë një dritë ndryshe. Sepse kjo dritë është e jona. E një gjenerate të tërë që meriton më shumë. S’ka mjaftushëm faleminderit por ka punë, punë, punë 🙏❤️
“



