Kryeministri Edi Rama vijuar fjalimin e tij në parlamentin izraelit, Knesset, ku u ndal te zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe qëndrimi i Shqipërisë lidhur me konfliktin Izrael-Hamas.
Rama shkëmbeu batuta duke u shprehur se do të bëjë më të mirën në fjalimin e tij për t’i mbijetuar gjykimit të Netanyahut. Ai theksoi se është i dyti si spiker ndërkombëtar pas presidentit amerikan Donald Trump.
“Unë do bej me te mirën për t’i mbijetuar gjykimit tënd, jam i dyti spiker ndërkombëtar pas Trump që mbaj fjalim këtu. Me lejoni me një fryme të thjesht, te jap vlerësimin tim me të madh dhe falënderimet e sinqerta për Shqipërinë dhe veten time, mirënjohjen time për këtë ftese”, tha ai.
Në deklaratat e tij, kryeministri u shpreh se përgjegjësia për dhunën i takon Hamasit. “Xhelati është Hamasi dhe askush tjetër”, tha Rama, duke e cilësuar organizatën si bartëse të një ideologjie terrori, që sipas tij vepron si kundër palestinezëve, ashtu edhe kundër popullit hebre.
Rama theksoi se ideologjia e Hamasit përfaqëson një dogmë totalitare dhe se, sipas tij, pa çarmatosjen dhe çmontimin e plotë të kësaj organizate, nuk mund të ketë një paqe të qëndrueshme në rajon. “Derisa Hamasi të çarmatoset dhe të çmontohet, asnjë paqe nuk do të zgjasë dhe nuk mund të arrihet”, u shpreh kryeministri shqiptar.



