Pas fjalimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, protestuesit kanë ndezur flakadanë e fishekzjarrë përpara godinës së Kryeministrisë.
Kordoni i policisë u ça dhe forcat e rendit u përgjigjën duke hedhur ujë dhe gaz lotsjellës në drejtim të demonstruesve.
Pas gazit lotsjellës, protestuesit kanë zbrazur sheshin, ndërsa Berisha u largua me makinë.



