Nga Indrit Vokshi
Ndoqa mbrëmë Sali Berishën në “Opinion”.
Ka 4 vjet që nuk e ndjek sepse më acaron si shpif, veç ça më dalin reels. Mendova ja ta ndjek një herë!
Katandisja më e turpshme. Mashtron, manipulon, veç që t’i mbajë ende viktimat e tij në narkozë; i nevojitet realiteti i rrejshëm, paralel.
Nongratan – tha – ma vendosën Rama me Sorosin. Pastaj kapën Lulin me dosje e thirrën në prokurori dhe e detyruan të më përjashtojë; i çonin Ergys Agasin Lulit, kështu tha! Imagjino çfarë pacipësie. Në fakt i vetmi ergys që ka shantazhuar Lulin ka qenë Ergys Sali Berisha. Megjithatë, sipas kësaj që thotë ky, logjikisht i bie se Edi Rama e ka kapur Sali Berishën me dosje prokurorie dhe e mban peng si Lulin? Apo jo?
Para 2 vjetësh, pati thënë nongratan ma vendosi Palmeri, sepse Palmeri ka gruan serbe. E harroi Palmerin, sepse Palmeri ka qenë i dërguar në Trump I në 2019. Edhe Juri Kim erdhi në 2019 u dërgua nga Trump. Kur erdhi shefi i CIA i Trump në Tiranë, Mike Pompeo, ai tha se Juri Kim është e jona dhe jemi krenarë për punën e saj. Edhe kur iku Kim nga Departamenti, shkoi në Exxon Mobile, kompania ku CEO ishte Rex Tillerson, Sekretar Shteti i Trump.
Tha se Blinkeni u shpall nongrata më vendin e tij dhe kjo më jep kënaqësi. Çfarë tmerri. Blinkenit, Donald Trump thjesht i ka ndaluar qasjen në informacionin konfidencial. Asnjëlloj nongrata. Por ka rëndësi që ketë mashtrim ta hanë viktimat. Të bëhet lidhja se ai që shpalli nongrata ketë, u shpall nongrata nga Trump. Pra Trump mori hakun, vrau për shokun e ngushtë. Shpi e keqe shpia e Trump, qet pushkë për mik.
Mirë nongratan ja vendosën Sorosi e Rama, po tani që “Rama është në ditët e fundit dhe po jep shpirt” dhe Sorosi nuk ka pushtet në ShBA, Blinkeni u shpall nongrata, pse as Nancy Van Horn e ambasadës në Tiranë, nuk e takon Sali Berishën? Si shpjegohet kjo?
Nuk u ftua Rama në Davos – tha – sepse Donald Trump ka deklaruar se nja dy-tre vetë nga këta të Bordit të Paqes, smundem t’i shoh me sy. E para Trump e kishte për ata aty, jo për ata që nuk ishin. E dyta, Trump e Rubio, pohuar vetë se disa nënshkrues nuk vijnë tani, ata do të vijnë më vonë; për çështje procedurash. Por ç’rëndësi ka kjo, rëndësi ka që mashtrimi të besohet nga disa mijëra militantë të margjinalizuar mendërisht. I duhen viktimat, nuk i duhet e vërteta.
Vazhdon me kërcënime prej gangsteri lagjeje që vetëm flet kot; le të na presë Rama në zyrë të shtunën po ia mbajti, le të rrijë në zyrë ai! Qysh kur e kanë shpallur nongrata ska guxuar ta thyejë një xham askund. Gjëja më e madhe që ka bërë ka qenë dhuna në oborr të PD me 8 janar. Aq e ka lejen, rri kryeplak aty në oborr, zhvillove dhunë jashtë oborrit, e di ti. Prandaj kërcënon si këta me tuta adidas e kapele, që viktimat të mendojnë, aaaa sa i fortë, ky bën namin. Është bërë psikanalist i të marrëve, ua përkëdhel instiktet e dhunshme veç me fjalë. Ata eksitohen.
Kur e shoh, më fuqizohet bindja se kam bërë veprimin më të mirë që me 10 shtator 2021 jam distancuar kulturalisht, mendërisht dhe emocionaliaht nga një sekt i tillë. Kam qenë shumë i angazhuar me PD, mirëpo historia vetjake nuk mundet të kthehet në dënim dhe njeriu të vetëndyhet veç për hir të historisë.
Me atë histori ka futur në narkozë mijëra njerëz të cilët “ditët e bukura të pushtetit” i lidhin me figurën e tij. Toka, shtëpia, makina, kati i dytë i shpisë, mobiljet e reja, drekat e darkat, etj. lidhen si kujtime me përfitimet nga pushteti i Sali Berishës. Me ketë histori plaçkitjeje dhe hajdutlliku, historia i mban peng.
Ne që nuk kemi vjedhur nën pushtetin e tij e kemi krejt të lehtë distancimin. Është për të thënë: Paç fatin e Edi Ramës! Pa asnjë meritë madhështore veç me sundim të zakonshëm, rri 4 mandate në pushtet. Sepse përballë ska pasur një parti, por ka pasur egon e sëmurë, frikërat, mediokritetin dhe destabilizimin e një personi. Ndaj ka fituar.



