Rama i jep Alketa Vejsiut leje për të ndërtuar resort 140.898 m² në Dhërmi!

spot_img
Advertisements

Kryeministri Edi Rama ka firmosur një tjetër leje për bashkëshortin e moderatores Alketa Vejsiu, pavarësisht se opozita e ka akuzuar disa herë, për ndërtimin e një pallati të familjes së Linda Ramës, për botokse apo edhe për tenderat që i jep qeveria kompanisë “Orion”.

Kësaj herë, leja është e stërmadhe, për ndërtimin e një super resorti në zonën e Gjilekës, në Dhërmi, buzë detin Jon, në një nga zonat më elitare të rivierës shqiptare, e cila po “kafshohet” rëndshëm vitet e fundit.

Kompania “Orion” ka si pronar Ardian (97.20%) dhe Niazi Nelon (2.80 %), teksa tashmë do t’a shtrijë aktivitetin në Jug, në një sipërfaqe prej 140 mijë metra katrorësh. Natyrisht, pas dhënies së kësaj leje, ngrihen shumë pyetje; ku e gjeti gjithë këtë sipërfaqe Ardian Nelo, bashkëshorti i Alketa Vejsiut? Zona është në breg të detit, ku në shumë raste ka pasur edhe konflikte pronësie. Kush i sheshoi të gjitha këto probleme?

Por më skandalozja është se, ashtu si me gjithë ndërtimet në breg të detit, edhe në projektin e “Orion” do të ketë rezidenca, vila apo apartamente private, teksa e bën këtë kompleks vetëm për më të pasurit, duke kanalizuar pasurinë dhe paratë në “një dorë”

spot_img

Latest articles

Related articles