Analisti Lavdrim Lita, i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, analizoi vendimin e DASH për pezullimin e vizave për 75 vende të botës, mes tyre edhe Shqipëria dhe Kosova, çka solli reagime të shumta nga ana e opozitës në vendin tonë, duke akuzuar qeverinë si fajtore.
Analisti Lita tha se ky është një paralajmërim për sanksione të buta për Shqipërinë dhe se duhet një reagim nga ana e qeverisë shqiptare.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Pse e përdori opozita pezullimin e vizave nga SHBA në këtë formë?
Lita: Këtu ka element politikë. Këto janë masa për një gjë shumë të madhe që po na vjen. Sot ne nuk kemi një ambasadore amerikane. Kjo tregon që po na vijnë sanksione të buta, por ne nuk po reagojmë. Ndryshe nga Kosova, e cila tha se ne e kuptojmë problemin dhe po përpiqemi që ta adresojmë, që këto gjëra të mos ndodhin më



