Dinamika e plotë-Grushte dhe vrap! Si u arratis vrasësi nga spitali

spot_img
Advertisements

Zbardhen detaje të reja nga arratisja mesditën e sotme nga spitali i Durrësit e të arrestuarit për të paktën katër vrasje, Altin Ndocit, i arrestuar nga SPAK dhe që njihet si person i rrezikshëm në botën e krimit. Altin Ndoci kishte shkuar në spital për vizita mjekësore në repartin infektiv, ku ishte i shoqëruar nga efektive të policisë së burgjeve. Sipas të dhënave paraprake ai ka goditur një punonjës policie dhe më pas është larguar në drejtim të varrezave të qytetit. Policia ka ngritur postblloqe për kapjen e personit me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

“Paraburgosuri Altin Ndoci është larguar nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave mjekësore. Të gjitha procedurat mjekësore janë zhvilluar në repartin e infektivit, i cili ka repartin e sigurisë për të dënuarit. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga forcat e Policisë së Burgjeve për ndalimin e tij, Altin Ndoci ka arritur të largohet nga spitali. Strukturat përkatëse janë vënë menjëherë në lëvizje dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në reagimin e Drejtorisë së Burgjeve.

Latest articles

Related articles