Ndryshime në Polici, emërime dhe lëvizje të drejtuesve.
Drejtues Vilson Bala është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë. Redaksia raporton se Islor Islami është caktuar përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, ndërsa Afrim Tafa do të ushtrojë përkohësisht detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
Nga ana tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka revokuar dorëheqjen e Drejtues Fatmir Hoxhës, Drejtor i DVP Elbasan, si vlerësim për rezultatet e larta të arritura gjatë fundvitit 2025.
Për këtë fakt Hoxha do të vijojë të qëndrojë në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan


