Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, e drejtuar nga Delina Ibrahimaj, ka miratuar dhënien me qira të 52 000 metra katrorë tokë shtetërore në Porto Romano me një çmim prej 1 euro për një afat 20-vjeçar.
E ndërsa shqiptarët po përgatiteshin për Vitin e Ri 2026, ministrja Ibrahimaj ka kaluar në qeveri vendimin për dhënien e miratimit dhe lidhjen e një kontrate qiraje me 1 euro ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit si qiradhënës dhe shoqërisë “Adriatic Bay Investment Group” sh.p.k. si qiramarrës për pasurinë shtetërore 1/10 Reparti ushtarak 2001, ish-depo e minave në Durrës me vendndodhje Porto Romano, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes.Dokumenti tregon dhe vendimin e datës 30 dhjetor, pra, kur njerëzit përgatiteshin për festa, qeveria jepte pronat e qytetarëve me qira. Siç duket, festë për qeverinë është dhënia e pronave publike me qira.
Ministrja Ibrahimaj, ia ka çuar dokumentet për qiradhënie me 1 euro kompanisë “Adriatic Bay Investment”, por nuk ka bërë një garë. Qeveria ka dhënë 52.000 metra katrorë për 52 mijë euro qira, me 1 euro, ndërkohë që në një garë të hapur ndërkombëtare qiraja që do të merrte shteti, buxheti dhe shqiptarët mund të ishte shumë herë më e madhe, ashtu sikundër investimi mund të ishte shumë herë më i madh dhe kolosal sesa ky i paraqituri për rreth 331.6 milionë lekë të rinj në një zonë strategjike që me ndërtimin e portit do të ketë një peshë shumë të madhe dhe një vlerë shumë kolosale.


