Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Skema”, duke zbardhur një rast mashtrimi me vlerë 40 mijë euro, si dhe një aktivitet të paligjshëm të kultivimit të lëndëve narkotike në ambiente të mbyllura.
Sipas Policisë, pesë shtetas, duke u prezantuar nëpërmjet komunikimeve në një aplikacion si persona të njohur të viktimës, i kanë marrë një 55-vjeçari shumën prej 40 mijë eurosh në zonën e rrethrrotullimit të Rinasit, më pas janë larguar me një automjet tip “Audi Q5”.
Përmes një njoftimi zyrtar, uniformat blu bëjnë me dije se pas denoncimit të një 55-vjeçari bënë ë mundur identifikimin dhe arrestimin e shtetasve: Krenar Toromeni, Ilia Gjini, Artur Lecini dhe Elton Rrushi, si dhe shpalljen në kërkim të E.B dhe L.M.Toromeni, Gjini, Lecini dhe L.M, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në anë të mashtrimit duke iu prezantuar si i njohuri i tij, i kanë marrë shumë prej 40.000 euro një 55-vjeçari.Ndëkrohë gjatë kontrollit në banesën e Artur Lecinit ku dhe është gjetur Elton Rrushi, është zbuluar një ambient i përshtatur me pajisje elektrike, për kultivim të bimëve narkotike.
Si rezultat i hetimeve, janë arrestuar shtetasit:
Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. L., ku u gjet edhe E. Rr., policia zbuloi një ambient të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, të pajisur me llamba dhe ventilatorë elektrikë.
Në kuadër të operacionit u sekuestruan:
dhjetëra bimë Cannabis
sasi Kokaine dhe Cannabisi
pajisje për kultivim në ambiente të mbyllura
4 telefona celularë
1 automjet “Audi Q5”, i përdorur nga autorët.


