Arben Ahmetaj akuzoi mbrëmjen e sotme kryeministrin Rama se po çon infrastrukturën kritike të Shqipërisë, një vend i NATO-s, te influenca ruse.
Ai pohoi se në disa projekte në Portin e Durrësit dalin kompani të nënkontaktuara që kanë lidhje me interesa ruse. Njëra prej tyre tha ish-zv.kryeministri del se ka lidhje me kompaninë e sanksionuar ruse të naftës, Luk Oil.
“Arkidon Construction. Të pyesin Jonadin e Belindës dhe Taulantit. Pse ke skualifikuar dy nga kompanitë më të mëdha në botë. Këtu ty të del influencë e drejtpërdrejtë ruse. Invgestigojini. Del një kompani interesante këtu Cayman Co Service Limited. Aty është një formë sekretarie që të lidh me Luk Oil, që është e sanksionuar nga SHBA-ja. Aty del edhe një lidhje që ka të bëjë me një qytetar rus, Albert Aldovan. Bashkë me Cayman është edhe një Jota në Qipro që janë të lidhura me interesa ruse. Arkidon është themeluar në vitin 2017 në Qipro. Ram a ka ngulur këmbë që të procesohet me këtë kompani.
Infrastruktura kritike mund të shkojë te vende që nuk janë aleate me ne. Shqipëria mund të ngelet pa port. Dhe përveç kësaj rrezikojmë shumë Arbitrazhin. Oligarkë po bëjnë disa pallate atje, nuk po i bën Alabari.”
“Sa i takon portit të Durrësit dosja është shumë e madhe. Janë të treja proceduriale, financiare dhe juridike.
Po flas për Porto Romanon. Për ta shpjeguar për qytetarët është ofruar një kontratë FIDIC. Kontrata FIDIC është një lloj kontrate që nuk ka tavan. Pra vërtet nis me një fond limit, por duke ecur e duke dalë punë, duke ecur e duke dalë punë e duke u financuar.
Është shumë e rrezikshme dhe tregon sic e kam të vërtetuar që projekti ka mangësi të theksuara dhe të verifikuara nga një memo që sot ekziston në portin e Durrësit e firmosur nga Kreshnik Bajraktari, drejtori i Portit dhe specialistët ku vërehen të gjithë mangësitë në projekt. Megjithatë atij i është kërkuar të bëhen pagesat.
Një nga problemet.
E dyta: Projektuesi, që është një kompani holandeze është bërë dhe menaxhuesi i projektit ‘Royal Haskoning”. Nëcilin vend të botës keni parë që detyra funksionale që i takojnë administratës ti jepet projektuesit dhe menaxherit të projektit? Këta ia kanë dhënë dhe i kanë paguar gati 13 milionë euro.
Përpos të tjerave ka konflikt interesi me punonjës të ‘ARKONS’, kompani shqiptare që ka qenë dhe tek projektimi pastaj punonjës janë dhe tek menaxhimi i projektit, pra kontratë projektimi dhe kontratë menaxhimi projekti.
Çdo të thotë menaxhimi i projektit? Jua them shqiptarëve. Këta do të vendosnin kush do të jetë fituesi, aksesojnë sistemin, bëjnë vlerësimin. Pra. detyrën e shtetit ia kalojnë një private. Shkelje e drejtëpërdrejtë proceduriale e ligjit të Prokurimeve. E dyta që është shumë e rëndësishme. Shqiptarët nuk e dinë, porti është me dy faza, një tani e një në 2060. Në kontratë, në plan. Dhe praktikisht porti që ndoshta do ta ndërtojmë, se ekspertët mendojnë se është ranore e vështirë të ndërtohet, por nuk po hyj kësaj se këtu s’jam specialist, ju referova, dikujt tjetër ka kosto të madhe, prurjet janë të mëdha, pavarësisht 14 metrave thellësi ata mbushen shpejt për shkak se është ranore është e vështirë që të ndërtohet, por nuk po hyj kësaj se këtu s’jam specialist.
Praktikisht në raport me portin e Vlorës sot, jemi duke folur për portin sot ekzistues. Ka 4 terminale, me gjatësi kalatash 2 mijë metra linear. Për të mos thënë pastaj, porti i Durrësit e ka 1.5 milionë pasagjerë përpunimin, maksimumi i portit të ri do jetë 1 milion pasagjerë. Jemi duke folur për një rrezik përtej financiarit. Jemi duke folur për një rrezik që Shqipëria të ngelet pa Port. Sepse Dubai Durrës Port, Alabari dërgon letra zyrtare, kërkon lirimin e portës katër sot, por nëse lirohet porta 4 s’ka më port Shqipëria.
E nesër del Muhamet Alabarit i lind e drejta të vejë në arbitrazh na varrosi. Sepse sipas kontratës që ka, ne nuk po i lirojmë hapësirat. Unë kam pasur qëndrim komplet tjetër për strukturën e asaj pjese. Por kjo është e vërteta.” – tha Ahmetaj.
Ish-numri dy i qeverisë Rama denoncoi më tej një aferë lidhur me projektin e Porto Romanos. Dhënia e një koncesioni për një terminal doganor për kompaninë “Lidl”
“Problemi tjetër. Janë bërë shpronësime për interes të privatit të shitura si interes publik. Sot është dhënë një koncesion, akoma s’është firmosur kontrata, por përfaqësuesit e Lidl janë duke punuar atje, një koncesion për terminal doganor, magazinë doganore, ekskluzivitet 35 vite me rinovim automatik, pra privatizim asetesh shtetërore në mënyrë indirekte, me ekskluzivitet që 5 km rreth nuk do ketë asnjë tjetër, dhe janë shpronësuar privatë në raport me konceptin e interesit publik dhe atyre privatëve që janë, janë shpronësuar që Lidl të bëjë këtë që po bën, që është që është me Kod Doganor nuk mund t’i jepet tani, se nuk ka port. Nuk ka port dhe nuk jepet si investitor strategjik magazina doganore.
O i marrë! O plaçkitës! Nuk jepet magazina doganore si investim strategjik. Çfarë do? Porti është afera jote? Po e kap njëherë e mirë portin ti, që deri kur të vdesësh ti ta kesh portin tënd? 35 vjet plus 35 vjet. Që ta trashëgosh ti në mënyrë të padrejtë pasurinë e shqiptarëve. Të gjithë atyre që janë shpronësuar për, në favor të Lidlit, ka shumë thashetheme, kush është mbrapa. Po le t’i investigojnë gazetarët. Po edhe SPAK-u mor le ta investigojë. Nuk jam ANSA dhe as 007-a. Unë ja ku e ke dosjen, do ta jap me vete. Të gjitha dosjet do t’i jap me vete. Dhe është skandal. Pra projekti Lidl, magazinë doganore, duke përdorur në mënyrë kriminale ligjin e investimeve strategjike, është një mënyrë po kriminale për të privatizuar dhe dhënë ku të do qejfi ty, dhe ku të do qejfi ty, pronën shtetërore.
I kërkoj çdo lloj institucioni që ka fuqi, nëse ka ngelur ndonjë, ta ndalojë. Ta ndalojë. Ta ndalojë. Se i është bërë dëm qytetarëve që janë shpronësuar, dhe po i bëhet dëm vendit, magazinë doganore pa u bërë porti që tani. Kush është mbrapa? Është interesante, do habiteni.”


