Në qytetin e Krujës u përkujtua sot, më 9 janar 2026, figura e Abaz Kupit, një nga personalitetet i shquara i historisë kombëtare shqiptare dhe Hero i Rezistencës Antifashiste.
Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, z. Shpëtim Axhami mbajti një fjalë të ndjerë për figurën e tij, si një patriot të madh të kombit shqiptar.
Takimin e hapi Sekretar i Përgjithshëm i PLL z.Lurian Mena i cili pasi përshëndeti të pranishmit dhe i ftoj ata për përcjelljen e Himnit Kombëtar,
Ftoj Kryetarin e Partisë Lëvizja e Legalitetit z.Shpëtim Axhami për mbatjen e fjalës së rastit.
Në lidhje me figurën e Abaz Kupit folën, plotësuan shprehen mendime dhe vlerësuan
Z.Profesor Doc Bajram Xhafa, Kryetar i Senatit të PLL.
Z.Sul Xhixha
Z.Luftar Pepmarku
Z.Durim Doku
Z.Agron Skura
Z.Ramazan Kupi
Antari i Këshillit Bashkiak Krujë z.Durim Doku, përveçse fjalës përshëndetëse u zotua se mandati i Tij do të vihet në dispozicion të çdo proçedure ligjore për mundlsimin e vendosjes së bustit të Abas Kupit në qendër të qytetit të Krujës
Në fund të takimit me këtë rast u bë edhe dekorimi i gjeneral Abaz Kupit!
FJALA E KRYETARIT TË PLL
Z.SHPËTIM AXHAMI MBAJTUR NË KRUJË MË 9JANAR 2026 NË KUJTIM TË GJENERAL ABAZ KUPIT🇦🇱
Të nderuar
Zonja dhe zotërinj të pranishëm në këtë sallë, miq e të ftuar!
Fillimisht, përzemërsisht ju Uroj një vit të mbarë plot shëndet e suksese për ju dhe familjet tuaja
Sot, ndodhemi në Krujë, jo thjesht në një qytet, por në një tempull të historisë kombëtare shqiptare, në një truall të shenjtë ku u farkëtua liria, dinjiteti dhe identiteti ynë kombëtar.
Kruja është zemra e qëndresës shqiptare, vendi ku Skënderbeu ngriti flamurin e lirisë dhe i tregoi botës se një komb sado i vogël, por i bashkuar, mund t’i bëjë ballë çdo perandorie.
Kruja na mëson se liria nuk dhurohet, por fitohet, se shteti nuk mbahet me fjalë, por me parime, dhe se kombi mbijeton vetëm kur respekton historinë e vet. Detyra jonë sot mbetet ta ruajmë këtë trashigimni, për një Shqipëri sovrane, me shtet të fortë, drejtësi të vërtetë dhe me dinjitet kombëtar.

Miq të nderuar,
Sot ndodhemi në Krujë në kujtim të Heroit Kombit, heroit të Rezistencës Antifashiste Gjeneral Abaz Kupit, takim ky me rastin e 50-vjetorit të kalimit të tij në përjetësi.
Aktivitete të tilla me këtë rast që sot mbahen nga Kruja e deri në Amerikë.
Gjeneral Abaz Kupi, ky nacionalist e trim i rrallë dhe i pakursyer për fatet e vendit, gjithe jeten e Tij e vuri në sherbim te Kombit, Atdheut dhe Mbretit ZOG duke luftuar për liri, mbretëri e Shqipëri Etnike pa komunizëm.
Që në rini Abaz Kupi shfaqi për nga natyra dhunti të veçanta.
Në vorbullën e 1912-s, Abaz Kupi ishte në krye të krahinës si prirës pro Kuvendit dhe Qeverisë së Vlorës.
Me formimin e qeverisë kombëtare të Lushnjës, së bashku me Ahmet Zogun mori pjesë në luftën kundër malazezëve në Koplik, e në çdo përpjekje tjetër antipushtuese të kohës.
Pas vitit 1924 u ngarkua të shërbejë si komandant i xhandarmerisë në Krujë me gradën e kapitenit gjë e cila i rriti reputacionin e Tij në këto zona.
Më vonë u gradua major dhe shërbeu si komandant xhandarmarie në Durrës kjo që më 1934 e deri më 1939.
Në ditët e agresionit fashist italian, me 7 prill 1939, i ngarkuar nga Mbreti Zog I, Abaz Kupi organizoi rezistencën heroike antifashiste, për të mos pranuar pushtimin e Shqipërisë.
Pas kësaj ngjarje fatkeqe për kombin tonë Ai u largua jashtë vebdit dhe me hyrjen e Britanisë së Madhe në luftë, Abaz Kupi u rikthye në Shqipëri në krye të Rezistencës nacionaliste kundër okupatorit.
Punët përgatitore për organizimin e kësaj u kordinuan nga Julian Amery.
Çdo veprimtari e kohës jepet prej tij në librin “ Bijtë e Shqipes”
Abaz Kupi i mirë formuar ushtarakisht dhe politikisht ishte një ndër organizatorët dhe përfaqësues kryesor i krahut nacionalist në Konferencën e Pezës, mbajtur kjo më 16 shtator 1942 ku ai u zgjodh anëtar i KANÇ.

Përfaqësuesi i zogistëve Abaz Kupi, në Konferencën e Pezës më 16 shtator 1942, pat deklaruar përpara delegatëve se: “jam bashkuar me ju, me punue për të mirën e Shqipërisë e me luftue çdo okupator, por në rast se do të formohen partira, unë jam mprojtësi i Legalitetit qysh para 7 Prillit 39, jam me Mbretin Zog”.
Pas kësaj Abaz Kupi kishte vlera të pa mohushme si kordinator dhe nismëtar i një takimi me idenë e zgjerimit dhe të forcimit të frontit të përbashkët të çdo lloj krahu në luftë kundër pushtuesit.
Ky takim konkludoj me Konferencën e Mukjes.
Pikërisht, kjo ishte një nga ngjarjet që tregon se kush ishte Abaz Kupi dhe si e sa e donte Atdheun e vet Ai.
Kur E. Hoxha hodhi poshtë Marrëveshjen e Mukjes me Konferencën e Labinotit në shtator 1943, Abaz Kupi u largua më 19 nëntor 1943 nga Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm Nacional-Çlirimtar.
Më 21 nëntor formoi Organizatën Kombëtare Lëvizjen e Legalitetit sot Partia Lëvizjabe Legalitetit që mësynte në rikthimin e Mbretit Zog në Shqipëri dhe çlirimin e vendit në të gjitha trojet tona etnike.
Me krijimin e OKLL Abaz Kupi deklaroi:
“Mora iniciativën e shpalljes së Legalitetit vetëm atëherë kur pashë shenjat e para të vllavrasjes. Nuk doja me ba pjesë në një organizatë që vret shqiptarët.”
Pas kësaj udhëheqja e PKSH, direkt Enver Hoxha, urdhëroi asgjësimin fizik të Abaz Kupit. Pavarsisht kësaj Abaz Kupi, pa u trembur, bashkë me forcat zogiste vazhdoj luftën kunder okupatorit.
Gjatë kësaj lufte oficererët e lartë të forcave aleate qëndruan për shtatë muaj pranë trupave të major Abaz Kupit.
Gabimet dhe spiunazhi komunist në Shtabin e Përgjithshëm të Operacioneve Speciale në Bari bëri që nëpërmjet keq informimit kurrë të mos kuptohej si duhej veprimtaria dhe kontributi i forcave nën drejtimin e Abaz Kupit.
Në letërkëmbimin që pati me Mbretin Zog përgjatë kohës luftës, botuar këto me dokumente faktike, del qartë gjendja aktuale në Shqipëri, veprimtaria e forcave zogist dhe deformimi që PKSH po i bënte luftës çlirimtare duke e kthyer atë në luftë civile.
Me 26 Gusht të ‘44 Abaz Kupi leshon nje thirrje popullit dhe gjithë partive Politike Shqiptare të kohës.
“Vllezer shqiptare! Shqiperia e jone e shtrenjte eshte e mbytur ne gjak e ne tmerr; e zhytur ne anarki, ne nje vellavrasje, ne nje katastrofe: Atdheu eshte ne rrezik. Ekzistenca e jone po pëson tronditjen më të madhe te historise.
Ky rrezik nuk mund te largohet deri sa shqiptarët të perçare e të përndare nuk do te bashkohen te gjithe rreth nje qellimi te vetem: “Shpetimin e Shqiperise”.
Unë kam qenë dhe jam gjithmonë pro bashkimit për të i dhënë fund kësaj katastrofe….
Ashtu si morën ngjarjet për të eleminuar një përplasje më të madhe vëllavrasje
me 24 tetor 1944 Abaz Kupi u largua nga atdheu me shpresën dhe qëllimin e rikthimit një ditë.
Me instalimin e diktaturls komuniste
Djali i Tij Fatbardhi u arrestua më 1945, ndërsa pjesa tjetër e familjes, do të internoheshin në Tepelenë e më pas nëpër kampet e internimit të Myzeqesë.
Pas Luftës së Dytë Botërore, në emigrim, gjithmonë në bashkëpunim dhe mbështetje të Mbretin Zog I dhe më vonë me Mbretin Leka, Abas Kuoi dha një kontribut të çmuar në shërbim të çeshtjes kombëtare për bashkim kombëtar nën kurorën mbretërore në një Shqipëri pa komunizëm
Përgjatë gjithë kohës deri më vitin 1976 ishte veprimtar politik dhe kryetar i Legalitetit në mërgim dhe sot me të drejtë Abaz Kupi mbetet kryetar i përhershëm i legalitetit.
Gjeneral Abaz Kupi, zogist, mbështetës i kauzës mbretërore, nacionalist e atdhetar, strateg e udhëheqës lufte, trim e politikan vazhdoi me kembēngulje e pa u ndalur veprimtarinë e tij antikomuniste dhe pro mbretërore derisa kaloj në përjetësi në New York, pikërisht si sot para 50-vitesh me 9 Janar të vitit 1976
Janë këto vetëm pak nga kush ishte Abaz Kupi prandaj sot figura e tij duhet të ketë një vend shumë më të merituar në historografinë shiptare dhe në vlerësimin zyrtar të kësaj figure duke filluar minimalisht me një bust të tij këtu në Krujë dhe Durrës.
I përjetshëm kujtimi i Gjeneral Abaz Kupit.
Faleminderit


