Prokuroria nis hetimet për Përmbytësit Serial të Shqipërisë

spot_img
Advertisements

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetime për përmbytjet që kanë përfshirë qytetin, duke dyshuar se zyrtarët përgjegjës për menaxhimin e situatës nuk kanë përmbushur detyrat e tyre, çka ka sjellë dëme të konsiderueshme materiale dhe humbjen e jetës së punonjësit Astrit Hysenaj.

Hetimi, i kryer nga prokurorja Suela Beluli, përqendrohet te akuzat për “Shpërdorim detyre”, “Shkatërrim prone me përmbytje” dhe “Shkatërrim prone nga pakujdesia”.

Sipas prokurorisë, veprimet ose mosveprimet e zyrtarëve kanë shkaktuar pengesa në jetën arsimore, shëndetësore, rrugore dhe emergjencat lokale, duke rrezikuar qytetarët dhe duke dëmtuar rëndë infrastrukturën publike dhe pronën private.

Latest articles

Related articles