Qindra banorë të zonës së Kënetës në Durrës janë ngritur në protestë duke kërkuar mbajtjen e përgjegjësive lidhur me përmbytjet që shkaktuan 1 viktimë dhe dëme të shumta materiale në këtë qark.
Më herët gjatë ditës Prokuroria e Durrësit njoftoi se ka nisur hetimet lidhur me përmbytjet për tre vepra penale: “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me përmbytje” dhe “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.
Një punonjës i Ndërmarrjes Komunale Plazh në Bashkinë e Durrësit është gjetur i pajetë në një kanal të enjen, duke u konsideruar si viktima e parë e përmbytjeve të ditëve të fundit në qytet.


