KESH ka dështuar disa herë, gjatë orëve të fundit, në përpjekjet për të shitur energji elektrike. As me çmimin minimal prej 15 €/MWh nuk ka gjetur blerës. Ky është realiteti i një menaxhimi të keq, ku i gjendet njeriut puna, por nuk i gjendet punës njeriu. Pyetja është e thjeshtë: kush mban përgjegjësi? Ndërkohë, uji i kaskadës po shkon kot. Ky nuk është thjesht dështim tregu, por dështim menaxhimi. Pse nuk ia japim energjinë Kosovës, që të mos rritet çmimi atje, por preferojmë ta derdhim ujin kot? Pse nuk funksionon marrëveshja e shkëmbimit të energjisë që kemi me Kosovën 100%?
Ing.Azmer Duleviç


