nga Enkelejda Mema
Një përgjigje dhe një pyetje për Altin Prengën
Në 19 dhjetor, një ditë para hapjes së Mrizit të Zanave, në Bulevardin “Zogu i Parë”, banorët telefonohen (numrat nuk e di nga i gjetën) të lëviznin për një ditë makinat pasi një biznes në të njejtën rrugicë i duhej të ngarkonte dhe të shkarkonte materiale të mëdha ndërtimi. Kërkesa ishte për arsye sigurie për të mos dëmtuar mjetet në parkim.
Në 20 dhjetor, në mëngjes herët, në hapësirën e parkimit ishin vendosur disa vazo lulesh. Siç duket në FOTON 1, në shkarkimin e vazove të luleve është fizikisht Altin Prenga. Pas ankesës se po zinte vendin e parkimit ai e mohoi që ishin të tijat dhe ia faturoi biznesit tjetër. Në të njëjtën ditë ishte edhe përurimi i Mrizit të Zanave.

21 dhjetor i drejtohemi biznesit që na kërkoi heqjen e makinave të zhvendos vazot e luleve pasi ka zënë parkimin. Përgjegjësi i punimeve u deklarua se nuk ishte në dijeni.
22 dhjetor i drejtohemi bashkisë Tiranë, në FOTON 4. Kjo e fundit sjellë Policinë Bashkiake dhe na bën me dije që vazot janë zhvendosur dhe hapësira është e lirë për parkim sërish.

Në ditët në vijim banorët rikthyen makinat për t’i parkuar aty ku i kanë parkuar jetë e mot, si para rindërtimit të Bulevardit “Zogu i Parë”, pra që në Tiranën e pas 1990 dhe deri në Tiranën e 2026, aty ku kurrë nuk ka pasur një tabelë ndalim parkimi.
Nisën gjobat edhe pse aty nuk ekzistonte asnjë tabelë ndalim parkimi. Disa prej banorëve rezistuan edhe pse u gjobitën në paligjshmëri.
Në 5 janar kandidatja socialiste Ogerta Manastirliu viziton Mrizin e Zanave.
Në 6 janar në mëngjes vendoset tabela ndalim parkimi.
Tashmë vendi i parkimit është kthyer në vendpritje për të blerë bukë me djath të zier. Madje edhe në vendparkimi për klientët e Altin Prengës siç duket në FOTON 4.
Altin Prenga zhvillo biznesin tënd në hapësirën tënde.
Tirana ka qenë, është dhe do të jetë e të gjithëve. I ka mirëprit dhe mirëpret këdo që e zgjedh ta jetojë atë por pa cënuar hapësirën e të tjerëve.
Pyetje
Pasi të rendita të gjitha faktet, Altin Prenga, më vërteto që nuk përdore lidhjet e tua në politikë për t’i hequr banorëve të zonës parkimin në funksion të biznesit tënd?
PS. FOTO 2 dhe 3 vërtetojnë se ajo ka qenë zonë parkimi dhe nuk ka pas asnjë tabelë ndalim parkimi nga Tirana e 1991 deri në ditën kur solle biznesin tënd.
Puç.




