Nga El Chapo te Martin Shkreli, zbulohen ‘shokët’ e Maduros në burg

spot_img
Advertisements

Burgu Metropolitan Detention Center (MDC) në Brooklyn, New York, është vendndodhja e disa prej emrave më të njohur dhe më të diskutuar në botë, sipas një grafiku të CNN-it që rendit të burgosurit “VIP” të mbajtur në këtë institucion federal.

Në krye të listës figuron Nicolas Maduro, i shënuar si “aktual”, i vendosur në të njëjtin burg me figura të njohura globale nga krimi i organizuar, industria e muzikës, financat dhe politika.

Në listë përfshihen emra si Joaquín “El Chapo” Guzmán, ish-kreu i kartelit të Sinaloas, R. Kelly, këngëtari i dënuar për krime seksuale, Sam Bankman-Fried, themeluesi i FTX, si edhe Ghislaine Maxwell, e dënuar për trafikim seksual në lidhje me çështjen Epstein.Po ashtu, grafiku përfshin Martin Shkrelin, ish-drejtor farmaceutik i njohur për skandalet financiare, si dhe Michael Cohen, ish-avokati personal i Donald Trump.

Latest articles

Related articles