Altin Prengës t’i ecë biznesi i bukës me qofte, se qytetarëve u tregojmë forcën e tabelës!

spot_img
Advertisements

nga Enkelejda Mema

Dje Ogerta Manastirliu vizitoi biznesin e Altin Prengës, Mrizi i Zanave, hapur para pak javësh në Tiranë, konkretisht në Bulevardin “Zogu i Parë”.

Sot në rrugicën ku është vendosur biznesi i Altin Prengës vendoset një tabelë që na thotë ne banorëve, nga sot nuk keni për të parkur më këtu. Pra çojini makinat ku të doni, se kështu do i zoti i biznesit dhe para atij ne banorët e zonë jemi një hiç për kandidaten socialiste për bashkinë e Tiranës.

Në rrugicën në foto aty nuk ka ekzistuar asnjëherë një tabelë ndalim parkimi. Jetë e mot kemi parkuar aty. Asnjë prej bizneseve të mëparshme që kanë funksionuar si “Destili” apo “Firence” nuk kanë pretenduar e as kanë ndërhyrë në bashki për tu rrëmbyer banorëve atë që u takon me ligj e me rregulla vendore, hapësirën për parkim. Asnjëherë.

Sot, aty ku dikur parkonim makinat, kartën e rezidentit na i grisi kandidatja e PS-ës për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu.

Sot kjo rrugicë u hap për klientët e Altin Prengës që të rrijnë në rradhë për të ngrënë bukë me djath të zier. Makinat në parkim ishin pengesë për biznesin e tij. Njerëzit në rradhë filluan të bllokonin rrugën e makinave dhe kjo i rrezikonte fitimet Altin Pregës, se njerëzit mes bukës me djath të zier zgjedhin të mbrojnë kokën e tyre nga ndonjë rrotë makine që është në rrugë të vetë.

Altin Prenga rruga që të çon në biznesin tënd nuk është pedonale, është rrugë makinash dhe parkimi. Nëse ti nuk i thua Ogerta Manastirliut që të heqi tabelën dhe të na lirosh atë që na përket ne banorëve, unë do të marrë përsipër personalisht të të kthehem në një pengesë. Larja e ballkoneve jo më me leckë por me kova uji do të jetë përditshmëria me të cilën do të përballesh ti dhe klientët e tu, që në këtë rast nuk kanë asnjë faj, por do të vuajnë pasojat.

Puç

Latest articles

Related articles