“Mafia” e ilaçeve, zbërthehet masakra e FSDKSH-së më paratë dhe shëndetin e shqiptarëve

spot_img
Advertisements


Një tjetër raport prej 413 faqesh i Kontrollit të Lartë të Shteti konfirmon edhe një herë se Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor vijon të mbetet një institucion që gjeneron abuzime, skema korruptive, mashtrim dhe pazare me shëndetin e shqiptarëve, pavarësisht arrestimeve të herëpashershme, denoncimeve mediatike, auditimeve të shpeshta të KLSH dhe ndryshimit të drejtorëve, 11 drejtorë në 13 vite.

Skema vijon të mbetet e njëjtë. Kupola e FSDKSH-ja favorizon dhe mbulon abuzimet, kontrabandën dhe mashtrimet e depove farmaceutike dhe farmacive, ndërsa ndajnë bashkë paratë produkt i aktivitetit kriminal në dëm të shëndetit të shqiptarëve. Sipas KLSH-së, Drejtoria e Kontrollit pranë Fondit ka shmangur kontrollin dhe dokumentimin e datës së skandencës së ilaçeve në depot farmaceutike, duke krijuar hapësira për mbajtjen dhe tregtimin e barnave të skaduara.

“Nga auditimi i raport kontrolleve të ushtruar në depot farmaceutike nga Drejtoria e Kontrollit, u konstatua se në procesverbalin nr. 2, të hartuar për qëllime të inventarizimit fizik gjatë ditës së kontrollit, për barnat e evidentuara në gjendje është regjistruar vetëm sasia fizike, ndërsa mungon dokumentimi i datës së skadencës për secilin prej tyre. Mosdokumentimi i datës së skadencës për barnat e inventarizuara përbën një mangësi thelbësore në procesin e kontrollit, pasi bën të pamundur vlerësimin objektiv të disponibilitetit efektiv të barnave në përputhje me kërkesat e nenit 5 të kontratës së lidhur ndërmjet palëve. Si rezultat, bëhet i pazbatueshëm vlerësimi mbi përmbushjen e detyrimeve kontraktuale lidhur me sigurimin e gjendjeve minimale të kërkuara për alternativat e para dhe të vetme të barnave të përfshira në LBR, duke ndikuar negativisht në transparencën, saktësinë dhe besueshmërinë e analizës së disponibilitetit të barnave si dhe në cilësinë e procesit të kontrollit“, thuhet ne raport.

Që nga shtatori i vitit 2023 deri në shtator 2025, FSDKSH është drejtuar nga Spartak Zekja, i arrestuar nga Prokuroria për skema mashtruese me ilaçet, një përfaqësues i kartelit të ilaçeve në Shqipëri, madje ish pronar i depove farmaceutike dhe një kompanie që ka përfituar edhe para publike. Ish kreu FSDKSH Spartak Zekja që duhet të kontrollonte veprimtarinë e depove dhe kompanive farmaceutike është themelues i kompanisë farmaceutike Distributor of Medical Devices Group shpk, kompani e cila ka edhe depo farmaceutike.

Për të evituar konfliktin e interesit gjatë drejtimit të Fondit, Zekja ia ka kaluar aksionet e kompanisë Matteo Shehut. Një burim pranë FSDKSH tha se kompania e Zekjas është imune ndaj çdo kontolli dhe ka dorë të lirë për dallavere me barnat, ndërsa ish drejtori dyshohet për lidhje korruptive me disa bosë të ilaçeve në Tiranë, sidomos me Nadir Çaushollin.

Në nëntor 2025, Prokuroria e Tiranë arrestoi Spartak Zekja me disa persona të tjerë. Hetimet zbuluan një skemë mashtrimi me inventarë dhe fatura fiktive për barnat “Foster” dhe “Trimboë”, përmes të cilës përfitoheshin fonde të rimbursimit nga FSDKSH në vlera të mëdha. Në qendër të skemës ishte “CFO Pharma” e Nadir Çaushollit në bashkëpunim me subjektet “Pharma Plus” dhe “Medix Albania” dhe me zyrtarë të Fondit.

Latest articles

Related articles