Gara për kreun e ri të Gardës së Republikës ka hyrë në një fazë të rëndësishme, me tre kandidatura të forta që kanë aplikuar pas hapjes zyrtare të procesit nga Ministria e Brendshme në muajin dhjetor.
Mes kandidatëve nuk mungojnë edhe emra që kanë punuar më parë në këtë institucion, si Vasil Çuni, por edhe oficerë që punojnë aktualisht në gardë.
Një nga kandidatët më të përfolur në Gardës e Republikës është major Vasil Çuni, ish shefi i stërvitjes në institucion, që ka kryer detyra të rëndësishme.
Me nje një karrierë e konsoliduar në shërbim të sigurisë të Personaliteteve të larta shtetërore dhe institucioneve te rëndësisë së veçantë.
Me mbi dy dekada përvojë në strukturat elitare të sigurisë shtetërore , ku 17 vite nga këto në Gardën e Republikës duke filluar nga njësia e sigurimit të rrugëkalimit të Presidentit, Shef Seksioni në Njësinë Speciale, Shefi i Trajnimeve në Drejtorine për Sigurinë e Personaliteteve dhe në fund ne pozicionin e Shefit të trajnimeve dhe stervitjes në Gardën e Republikës.
Vasil Çuni përfaqëson një profil shumë profesional të formuar mbi disiplinën, përkushtimin dhe integritetin në shërbim të sigurisë.
Sapo të pyesësh për emrin e tij merr të njëjtën përgjigje.
PROFESIONIST!.
I lindur në Shkodër në një familje ushtarakësh të afirmuar, më 3 shtator 1978 dhe aktualisht banues në Tiranë, z. Çuni është oficer karriere me gradën Major(R), i diplomuar në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”, Fakulteti i Forcave Tokësore – Specialiteti -Zbulim.
Formimi i tij akademik dhe profesional është pasuruar nga një sërë trajnimesh kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e sigurisë, kurset e ndryshme te forcave speciale si dhe drejtimit dhe menaxhimit te trupave, të ndjekura përgjatë viteve 2003–2020.
Gjatë periudhës 2001–2019, ai ka shërbyer në Gardën e Republikës, ku ka mbajtur role të rëndësishme operative dhe drejtuese, duke kontribuar në garantimin e sigurisë së institucioneve më të larta të shtetit dhe personaliteteve te larta shteterore. Ky angazhim afatgjatë e ka pozicionuar si një profesionist me eksperiencë të thellë në menaxhimin e situatave komplekse të sigurisë dhe në drejtimin e strukturave të specializuara.
Prej vitit 2019, Vasil Çuni ushtron detyrën e Drejtorit të Sigurisë së Personelit në sektorin bankar , ku vijon të japë një kontribut të rëndësishëm në ndërtimin dhe zbatimin e standardeve moderne të sigurisë institucionale në sektorin financiar, duke harmonizuar praktikat ndërkombëtare me nevojat specifike të tregut vendas.
Edhe gjatë kësaj kohe që shërben në sektorin privat ai jo vetëm nuk ka rreshtur në rritjen e tij profesionale nëpërmjet kurseve e trajnimeve të avancaura duke marrë vlerësime maksimale.
Ai posedon liçensën për trajnim të trajnuesve” “Trainer the trainers” në fushënd e sigurisë fizike dhe asaj të personelit nga Akademia e Sigurise
I martuar dhe baba i dy fëmijëve, z. Çuni flet anglisht dhe italisht, dhe njihet nga bashkëpunëtorët për korrektësi, seriozitet dhe aftësi drejtuese. Profili i tij përfaqëson një shembull të qartë të profesionalizmit dhe vazhdimësisë në shërbim të sigurisë fizike, sigurisë personelit dhe sigurisë se personaliteteve të larta shtetërore.


