“CIA depërtoi deri tek grupi personal i badigardëve të Maduros”- Demiraj: Do të futet në librat e historisë

spot_img
Advertisements

Kolonel Dritan Demiraj ka deklaruar se operacioni për kapjen e presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro, teksa tha se kjo ndërhyrje do të futet në librat e historisë për mënyrën perfekte të ekzekutimit.

Demiraj ka deklaruar më tej se DEA amerikane arriti të depërtojë deri tek rojet personale të Maduros për të bërë të mundur kapjen e tij.

“Kemi pasur një koordinim perfekt të operacioneve të inteligjencës, atyre speciale dhe operacioneve të luftës kibernetike në të cilën përfshihen një sërë nënoperacionesh. Është një operacion që përfshin përgatitje, planifikim për një kohë të gjatë të 15 agjencive të inteligjencës amerikane duke aplikuar me agresivitet 5 llojet e inteligjencës: inteligjencën njerëzore, elektronike, të sinjaleve, gjeohapësinore dhe inteligjencën imazhore. Ajo që vlen të theksohet është se ky operacion është rezultat i një sërë masash nga CIA dhe DEA amerikane, që arriti të depërtojë deri te grupi personal i badigardëve të Maduros”, tha Demiraj në Euronews Albania.

Latest articles

Related articles