Braho bën ndryshime në SPAK, Dumani merr një detyrë të re

spot_img
Advertisements

Kryeprokurori i ri i SPAK, Klodian Braho, ka firmosur strukturën e re organizative të Prokurorisë së Posaçme, duke përcaktuar edhe rolet që do të kenë prokurorët në drejtimin e seksioneve kryesore.

Raportohet ae prokurori Altin Dumani është emëruar në krye të seksionit për marrëdhëniet me jashtë, duke u ngarkuar me koordinimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Ndërkohë, prokurorja Dorina Bejko do të drejtojë seksionin për hetimin e korrupsionit, ndërsa prokurori Vladimir Mara është emëruar në krye të seksionit kundër krimit të organizuar.

Struktura e re synon rritjen e eficiencës në hetimin e çështjeve të ndjeshme dhe forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Latest articles

Related articles