500 mijë pronarëve të mjeteve, do ju shtrenjtohet siguracioni i makinës! Vjedhje e hapur, rritje deri 50 % të tarifave

spot_img
Advertisements

Nga xhepat e familjeve të mbi 600 mijë familjeve që kanë në pronësi një makinë e paguajnë policën e sigurimit të detyrueshëm (TPL) mesatarisht 50 mijë lekë më shtrenjtë.

Sistemi i aplikuar ka deformuar praktikën e vendeve perëndimore të quajtur “bonus-malus” Sistemi (shpërblim-Ndëshkim në shqip)

duke përdorur vetëm pjesën e dytë (malus) që shtrenjton tarifën dhe që u intereson pronarëve të kompanive të sigurimit.

Pjesën e parë (bonus) që e ul këtë tarifë për drejtuesit e mjeteve sipas aftësisë dhe sjelljes në rrugë, AMF udhëzon të mos përdoret. Pra, është shkelur ligji Ligji nr. 32/2021, datë 16.03.2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.

Neni 7 pika 8 e ligjit thotë: “Shoqëria e sigurimit mund të përfshijë sistemin bonus-malus në përcaktimin e tarifave të primeve të sigurimit të përgjegjësisë së të siguruarit për dëmet e shkaktuara palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti motorik, me përjashtim të policës kufitare dhe të kartonit jeshil”.

Ndërsa në nenin 8, kompanitë e kanë të detyrueshme (nëse aplikojnë sistemin) që t’i paraqesin të siguruarit “certifikatën e historikut të dëmeve”.

“Neni 8 Sistemi bonus-malus 1. Sistemi bonus-malus është sistemi për përcaktimin e nivelit të primit të sigurimit të detyrueshëm motorik, bazuar në historikun e dëmeve të të siguruarit.

5 2. Sistemi bonus- malus është një nga faktorët e riskut, të cilin shoqëritë e sigurimit kanë të drejtë ta zbatojnë në tarifimin e sigurimit të përgjegjësisë së të siguruarit të mjetit motorik, për dëmet e shkaktuara palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti. 3. Shoqëria e sigurimit është e detyruar të vërë në dispozicion të të siguruarve certifikatën e historikut të dëmeve sipas formatit, metodës, afateve kohore dhe përmbajtjes së përcaktuar me rregulla të miratuara nga Autoriteti”, citojmë ligjin.

Nëse shkon sot të sigurosh automjetin, asnjë kompani nuk e paraqet këtë dokument. Ky është mashtrim dhe grabitje e qytetarëve në dritën me diell.

Kompanitë e sigurimit janë të relaksuara dhe të mbrojtura nga AMF, e cila me një rregullore të brendshme u ka lënë të dorë të lirë shoqërive të vendosin ato koeficientë që kanë dëshirë dhe ato që nuk u pëlqejnë të mos i llogarisin. Madje u rekomandon të vendosin edhe koeficientë që ajo i fut në kategorinë e pasqaruar “të tjerë”.

Nëse flasim për aksidente, nuk ka studim që ul riskun për makinat elektrike! Ky diskriminim nuk ka lidhje as me frymën e ligjit as realitetin. Për më tepër pronarët e mjeteve e paguajnë taksën e karbonit diku tjetër, nuk ka pse të japin lekë edhe tek kompanitë e sigurimit.

Një koeficient tjetër lidhet me moshën e të siguruarit.

Kur vjen puna tek të rinjtë, vendoset koeficienti për risk, ndërsa mbi 21 vjeç deri në moshat e treta nuk ka asnjë nënkategori duke shpërfillur aftësitë që ndryshojnë sipas viteve.

Kompanitë e sigurimit në Shqipëri për shkak të korrupsionit të zyrtarëve të AMF, që i zgjedh Kuvendi dhe të favorizimeve politike, sillen me qytetarët si një kartel. Byroja Shqiptare e Sigurimeve ka kryesisht dy funksione: administrimin e sistemit të kartonit jeshil, që mbulon pagesën e dëmeve të shkaktuara jashtë vendit, por edhe të fondit të kompensimit, që krijohet për mbulimin e dëmeve nga mjetet e pasiguruara në Republikën e Shqipërisë.

Latest articles

Related articles