Papa Luani XIV ka shprehur shqetësimin e thellë për situatën aktuale në Venezuelë, gjatë lutjes së Angelus në Sheshin Shën Pjetri.
Ai theksoi nevojën që populli venezuelan të vendoset në qendër të çdo zgjidhjeje dhe të merren masa për të siguruar paqen dhe drejtësinë.
Papa bëri thirrje që të respektohet sovraniteti i Venezuelës, si dhe sundimi i ligjit, sipas Kushtetutës së vendit.
Ai kërkoi gjithashtu që të ruhen të drejtat e njeriut dhe të drejtat civile të të gjithë qytetarëve, pa dallim.
Një tjetër theks i rëndësishëm ishte kujdesi për të varfrit dhe ata që vuajnë nga kriza ekonomike, duke sugjeruar se çdo zgjidhje politike duhet të përqendrohet mbi mirëqenien e popullit.
Papa gjithashtu bëri thirrje përpjekje për për pajtimin dhe bashkëpunimin brenda vendit, duke shmangur dhunën dhe konfliktet.
Fjala e Papës vjen pas një operacioni ndërkombëtar në Venezuelë, ku Presidenti Nicolás Maduro u kap nga forcat amerikane dhe u dërgua jashtë vendit për akuza të rënda. Pas kësaj, Zëvendëspresidentja Delcy Rodríguez u shpall presidente në detyrë nga autoritetet vendase
Në përfundim, Papa Luani XIV bëri apel që çdo vendim politik të marrë parasysh interesin e popullit, të respektojë sovranitetin dhe të drejtat e qytetarëve, dhe të punojë për një të ardhme paqësore dhe të drejtë për Venezuelën.


